Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëMaxhoranca rrëzon emrin e Simon Mirakës te Dosjet, Berisha: Akt i shëmtuar,...

Maxhoranca rrëzon emrin e Simon Mirakës te Dosjet, Berisha: Akt i shëmtuar, është ikonë e vuajtjes së persekutimit

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të shëmtuar refuzimin nga maxhoranca të emrit të Simon Mirakës në postin e komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Berisha.

“Ju diskriminoni dhunshëm komunitetet fetare, pronarët, të përndjekurit politikë. Tokat e komuniteteve fetare plaçkiten nga lukunia në pushtet. Diskriminim klasor u bëni të përndjekurve. Me një akt të shëmtuar sot refuzuar Simon Mirakën, njëri nga ikonat e vuajtjes së perskutimit. Në një kombinim individë që i lidh krimi, i fshin emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm. A e dini ju sot se 95% e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria”, u shpreh Berisha në Kuvend.

Sipas tij “Shkoni dhe shikoni zonat minoritare, cilat janë investimet e dërguara në këto zona? Zero. Është ndjekur politika e shpërfilljes totale dhe diskriminimit të plotë të tyre. Në korçë edhe tregun ua morën. Minoritetet në Shqipëri sot janë kryesisht fictive, kryesisht të paqena. Kjo është situate me minoritetet. Ky regjim i diskriminimit universal, si askund në Europë, si në asnjë vend të lirë, këtu me ligje e vendime qeverie diskriminohen të varfrit”.

 

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts