Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikë“300 ml euro iu grabitën shqiptarëve nga Bordet”, Berisha: Rama po thur...

“300 ml euro iu grabitën shqiptarëve nga Bordet”, Berisha: Rama po thur me Vuçiç plane të kobshme për shqiptarët në Kosovë!

-

Kreu i PD Sali Berisha, nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë vasal të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Rama po thur me Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë”, tha Berisha.

Më tej theksoi se shqiptarëve iu janë grabitur rreth 300 mln euro ngë Bordet e ngritura.

“300ml euro janë grabitur nga xhepat e shqiptarëve vetëm nëpërmjet Bordeve, ç’ka ka bërë sot që mbi 300 mijë fëmijë dhe të rinj të jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe të varfërisë ekstreme. përveç faktit se fondet e përcaktuara për fermerët shqiptarë janë më të ulëta në rajon, por në rast se analizohen fondet që shkojnë direkt tek fermeri , ato janë 20 herë më të pakta se në Kosovë dhe nga 63 euro për hektar që shkojnë tek fermerët në Kosovë, tek fermeri shqiptar shkojnë vetëm tre euro për hektar dhe 40 euro për hektar vidhen nga qeveritarët. Rinia është në dëshpërim, në kërcënim dhe rrezik madhor që mund të krahasohet vetëm me vitin 1945 është çështja kombëtare. E vërteta është se Edi Rama ky vasal i Aleksandër Vuçiç, ka shndërruar Tiranën , në Beogradin e vogël. Tirana e Edi Ramës dhe Banjalluka e Dodikut kanë qëndrim identik për vrasjet masakrat, gjenocidin kundër njerëzimit që u kryen në Kosovë, gjatë operacionit Paktoi. Rezoluta për Gjenocid u refuzua nga Edi Rama…Shqipëria tregoi ai është thjesht Beogradi i vogël. Në vitin ’45, Enver Hoxha me divizonet e tij, mundësoi vërshimin e hordhive të serbo-malazeze në Kosovë dhe e dorëzoi tek Tito dhe e mbrojti atë akt. Rama po thur me Vuçiç plane të kombshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë”, tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts