Friday, September 30, 2022
HomePolitikëMeta: Të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe...

Meta: Të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po ashtu liberalizimi i vizave për Kosovën

-

Presidenti i vendit, Ilir Meta, shprehet se agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur nevojën për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike.

Në një reagim në Facebook, Meta duke folur në Konferencën në Forumin Ekonomik të Maltepes, Stamboll, thekson se në këtë situatë, është e rëndësishme që integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar.

Meta bën thirrje që të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Reagimi i Metës:

Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur nevojën për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike. Por është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe pse larg progresit të dëshiruar, integrimi i Ballkanit Perëndimor të mos shndërrohet në një rast të dështuar.
Bashkimi Europian nuk e ka të vështirë të na pranojë në raport me shifrat, por në raport me problemet që kemi.
Megjithatë, siç e ka treguar historia një problem ballkanik është një problem europian.
Prandaj duhet të nisin sa më parë negociatat e anëtarësimit, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,508FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts