Thursday, June 30, 2022
HomeKronikaVjen avioni nga Greqia për të shuar flakët në Ishullin e Sazanit

Vjen avioni nga Greqia për të shuar flakët në Ishullin e Sazanit

-

Një avion avion tip Canadair CL 415 që vjen nga Greqia aktivizohet sot, herët në mëngjes për shuarjen nga ajri të zjarrit në ishullin e Sazanit,

Pas një operacioni prej 48 oresh për vënien në kontroll dhe fikjen e zjarrit në ishullin e Sazanit, ndonëse është bëre e mundur vendosja në kontroll dhe në perimeter u vleresua e nevojshme ndërhyrja nga ajri, informon ministria e Mbrojtjes. Avioni Canadair CL 415 do të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, puna në terren, krijimi i brezit të shpyllëzimit mbeten thelbësore për izolimin total të zjarrit në një zonë të ish-repartit ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, pas një sërë kontaktesh falenderoi autoritetet atje për përgjigjen në kohë ndaj Shqipërisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,370FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts