Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikë“Kuvendi të njohë zyrtarisht rezolutën ndaj krimeve serbe”, Tritan Shehu: Kjo forcon...

“Kuvendi të njohë zyrtarisht rezolutën ndaj krimeve serbe”, Tritan Shehu: Kjo forcon marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

-

Deputeti Tritan Shehu thotë se rezoluta për gjenocidin serb po censurohet në një kohë, ku sot, më 12 qershor, është përvjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ai shkruan në rrjete sociale se njohja zyrtare e atij gjenocidi, jo vetëm është në nderin e Kuvendit, por forcon bashkëpunimin rajonal. Gjithashtu ai thekson se zyrtarizmi i atij gjenocidi do të jetë kontribut konkret për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Postimi i Tritan Shehut:

Ne pervjetorin e hyrjes se NATO ne Kosove, Rezoluta per genocin serb “censurohet”!
Kerkesa e nje grupi deputetesh per nje Mocion me Debat e Rezolute ne njohje te genocidit serb ne Kosove, mbahet akoma e bllokuar ne Kuvend.
Deri me sot, 12 Qershor, diten e clirimit te Kosoves ne shkelje te rregullores e insistimin tone, nuk ka asnje sinjal nga kjo maxhorance per diskutimin e saj!

Dhe ajo nderhyrje shpetimtare qe perkujtojme sot, u realizua mbi bazen e atij genocidi etnik, krimeve monstruoze serbe te kryera ne Kosove.

 

Hezitimi per te pranuar kete Rezolute i jep “argumenta” atyre qe akoma jo vetem nuk e pranojne ate genocid, por dhe qe e quajne “agresion” nderhyrjen e NATO.Njohja zyrtare e atij genocidi jo vetem eshte ne nderin e Kuvendit tone, por dhe forcon bashkepunimin real rajonal, integrimin europian te Rajonit, stabilitetin e tij.Njohja e krimeve, genocideve, denimi i tyre, kerkimi faljes nga pergjegjesit, jane akte te rendesishme civile, demokratike, elemente qe minimizojne rrezikun e riperseritjes.

 

Mbi keto parime mbeshtetet dhe Europa e re demokratike e mbas luftes se dyte, e konkretizuar ne arritjen me te mrekullueshme te saj, BE.
Pa asnje dyshim miratimi i atij dokumenti shume te rendesishem nga Kuvendi, do te jete gjithashtu dhe nje kontribut konkret per maredheniet Kosove-Shqiperi, maredhenie qe fatkeqesisht jane ne kuotat me te ulta te tyre te gjate gjithe periudhes sone demokratike.

Shpresoj qe ky ngerc, ndesh me interesat tona kombetare e Rajonale, i krijuar nga kjo maxhorance, te tejkalohet ne ditet qe vijne dhe ajo Rezolute te marre driten “e gjelber” nga te gjithe deputetet tane.

Te 140 koleget jane te ftuar te bashkepunojme edhe ne pasurimin e asaj Rezolute, nqs dikush e shikon te nevojshme kete.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts