Gati 4 mijë karta SIM angleze kanë mbërritur me postë në Rinas.
Policia informon se më 9 qershor 2022 Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze.