Nga konferenca e parë kombëtare për Antikorrupsionin, diplomati theksoi angazhimin se Mbretëria e Bashkuar do të jetë një partner i fortë për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe se nga të gjitha palët nevojitet veprim, transparencë dhe impakt.

“Një nga gjërat më të trishta për mua që kur kam ardhur si ambasador është të dëgjoj nga të rinjtë se ata mendojnë se nuk kanë të ardhme në këtë vend. Pasi çështje si korrupsioni nuk i lejojnë të përmbushin plotësisht potencialin e tyre këtu. Për ta ndryshuar këtë situatë, dua t’i nxit të gjithë të kenë më shumë guxim dhe vendosmëri, veçanërisht rreth çështjeve të mosndëshkimit dhe llogaridhënies. Angazhimi im ndaj jush është se ne do të përforcojmë veprimet e Mbretërisë së Bashkuar për të parandaluar që persona të përfshirë në korrupsion ose krim të shkojnë në Britani ose të mbajnë paratë e tyre atje. Dhe do të dëgjoni më shumë nga ne për këtë gjatë muajit të ardhshëm dhe më tej. Tani duhet të punojmë së bashku, në partneritet me autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare. Kjo duhet të jetë një pjesë thelbësore e përpjekjeve tona të përbashkëta.”, tha ai.

Ai sugjeroi pesë kritere për t’i bërë të efektshme përpjekjet në luftën kundër korrupsionit:
✅Vendosja e ligjit dhe drejtësia;

✅ Institucionet e pavarura;
✅ Media;
✅Digjitalizimi;
✅Ndryshimi i mentalitetit.