Wednesday, August 17, 2022
HomePolitikëPërleshje fizike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ish-ministri Ademi godet me...

Përleshje fizike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ish-ministri Ademi godet me sende deputetët

-

Një incident është regjistruar në Kuvendin e Maqedonisë, ku deputetët e opozitës kanë tentuar të ndërpresin seancën. Pas debatit të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij.

Hedhja e sendeve nga ana e Ademit ndodhi në momentin kur deputetët e opozitës kërkuan fjalën për rendin e ditës, ku ishte edhe propozim-ligji për punën e gjykatave, i cili parashikon zgjatjen e punës së gjyqtarëve deri në moshën 67-vjeçare.

Në një video të publikuar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mille Lletkov, shihet se deputetët Dafina Stojanovska dhe Antinio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja i afrohen tavolinës së Ademit dhe ia heqin mikrofonin. Pas kësaj duket se Ademi e godet Milloshoskin në dorë dhe hedh një shishe uji në drejtim të deputetëve të tjerë.

Për incidentin, opozita fajësoi Ademin, duke e akuzuar për “sjellje të dhunshme”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts