Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitet“Vonesa dhe probleme në sistemin online të E-Albania”, Dhoma Amerikane i ankohet...

“Vonesa dhe probleme në sistemin online të E-Albania”, Dhoma Amerikane i ankohet Doganave

-

Kalimi i shërbimeve online nga 1 maji ka sjell probleme tek bizneset. 225 kompani të anëtarësuara në Dhomën Amerikane gjatë një takimi me drejtorin e Doganave, Gent Gazheli u ankuan për mosfunksionimin e shërbimeve online. Sipas kryetares së Komitetit të Taksave të Dhomës Amerikane aksesi në E-Albania për bizneset nuk po funksionon.

“Ne po vuajmë të gjithë nga sistemi online aktualisht sepse edhe në administratat e tjera është vendosur sistem nga 1 Maji dhe ka problem që po i ndjejnë dhe nuk janë zgjidhur ende.”, tha Alketa Uruci.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli pranon problemet që kanë ndodhur për shkak të kalimit të shërbimeve online por thotë se është duke punuar me AKSHIN për të rregulluar sistemin.

“Ne po punojmë me AKSHIN por dhe me strukturat të cilat e mirëmbajnë sistemin për zgjerimin e kapacitetit. Është e vërtetë që rast pas rasti mund të ketë pasur problematika por ju siguroj që kapacitetet përpunuese të deklaratave në sistemin janë rritur kështu që mendoj që në të ardhmen nuk do të ketë problem.”, tha Gent Gazhelin.

Por kjo nuk është problematika e vetme që hasin bizneset në dogana. Çmimit e referencës prej vitesh mbeten një nga shqetësimet e komunitetit të biznesit.

“Është një çështje e cila përfundimisht do një zgjidhje dhe vizioni jonë është që çmimet e referencave të eliminohen krejtësisht sepse janë metoda të vjetra dhe të prapambetura.”, tha Enio Jaço.

Problematika të tjera lidhur me anëtarët e dhomës amerikanë ishte edhe problemet e fiskalzimit në të cilën bizneset kanë hasur vështirësi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts