Friday, March 29, 2024
HomePolitikëBerisha për protestën: Qëllimi është dorëheqja e Ramës, do pasojnë protesta të...

Berisha për protestën: Qëllimi është dorëheqja e Ramës, do pasojnë protesta të tjera

-

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta ndaj qytetarëve.

Duke folur në takimin e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, Berisha tha se protesta është mënyra për t’i hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur dhe çdo banor, viktima të arbitraritetit, të korrupsionit, duhet të bashkohet nesër në protestë.

Në mbyllje të takimit, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e parashikuar për ditën e nesërme, ndërsa tha se qëllimi është të largohet kryeministri Edi Rama.

“Ju garantoj që zërat tuaj, kauzat tuaja janë të drejta të cilat do marrin përgjigjen më të merituar me largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta ndaj qytetarëve. Ju siguroj se për ne, prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht grupi apo përmasat e grupit që është prekur prej saj, konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim antikushtetues në përputhje me këtë qëndrim ne do mbajmë gjithë qëndrimet tona, por unë mendoj se protesta është mënyra për t’i hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur dhe ju dhe çdo banor, viktima të arbitraritetit, të korrupsionit, duhet të bashkohen me ne nesër në protestë.
Fatmir keni shumë të drejtë, duhet të ishte regjistruar, ajo është një kërkesë legjitime. Ju garantoj se Shqipëria ka çdo kusht sot që të zhdukë varfërinë ekstreme në Shqipëri. Zhdukja e varfërisë ekstreme nënkupton një minimum jetik. A ekziston mundësia e përcaktimit të një minimumi jetik, ekziston plotësisht. Është plotësisht e përballueshme, mjafton që të ketë vullnet qeveria që të mos shohë njerëz që vuajnë për kafshatën, për ilaçin, për kushtet më minimale të ekzistencës së tyre.

 

 

Nesër është një ditë shumë e veçantë. Kauzat janë të shumta, ulëritëse, të dhimbshme, por monizmi i plotë është shkaku themelor i tyre, ndaj zgjidhjen e këtyre kauzave e e gjejmë me largimin e kësaj qeveria. Largimi dhe dorëheqja e Ramës është qëllimi më madhi i 7 korrikut dhe protestave që do vinë më pas”, deklaroi Berisha.

Avokati Fatmir Merkoçi kërkoi në tryezë që minimumi jetik të jetë baza për rindërtimin e ekonomisë dhe një nga motivet e protestës.
“Unë kam deklaruar dhe do vazhdoj ta deklaroj duke qenë se Shqipëria është në rrezik, shpopullimi është masiv, kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj që ashtu siç shteti ka bazë themelore Kushtetutën, ekonomia, liria dhe dinjiteti njerëzor ka minimumin jetik. Ua kërkova që ta kërkonit në parlament, kjo protestë për ta bashkuar popullin, do jetë baza e rindërtimit të ekonomisë, për ta kthyer në baza të shëndetshme dhe për t’i kthyer shqiptarëve dinjitetin dhe lirinë”, tha Merkoçi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts