Tuesday, March 19, 2024
HomePolitikë“Po përjetojmë një situatë të rrezikshme stagflacioniste”, Tabaku: Duhet menaxhim, jo propagandë...

“Po përjetojmë një situatë të rrezikshme stagflacioniste”, Tabaku: Duhet menaxhim, jo propagandë me bujqësinë

-

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për gjendjen në të cilën gjendet vendi ynë, duke shtuar si kjo ka nevojë për menaxhim dhe jo propagandë, çka sipas saj po bën qeveria.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tabaku është shprehur se për ekzekutivin nuk kanë rëndësi paratë e ardhura nga bujqësia, se sa ato të ardhura nga ndërtimi.

“Shkurt dhe shqip, ne po përjetojmë një situatë të rrezikshme stagflacioniste, që ka një nevojë të madhe për menaxhim jo propagandë.

Një qeveri e përgjegjshme, një maxhorancë që mendon jo me teorinë e të kaluarit të radhës do të ishte shqetësuar jashtëzakonisht shumë kur ndërsa rrihte gjoksin për rritjen ekonomike të publikuar javën e shkuar, të shihte se e gjithë rritja ekonomike vinte nga ndërtimi dhe jo nga bujqësia.

Shumica e shqiptarëve të vetëpunësuar janë në sektorin e bujqësisë, e cila po përjeton një krizë të thellë, ky duhet të ishte një alarm për qeverinë, e cila duhet të rishihte politikat e saj sektoriale.

Incentivat edhe subvencionet në bujqësi për Shqipërinë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe këtë e tregon dhe deficiti tregtar.

Por shqetësimi i maxhorancës duket se nuk është bujqësia sesa propaganda. Thënë më shkurt, nuk na duhen edhe aq paratë e bujqësisë sesa na duhet ndërtimi që sipas çdo matësi ndërkombëtar financohet në masë të gjerë nga paratë e pista”, ka shkruar ajo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts