Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetMarrëveshja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve me Italinë, mbahet takimi i...

Marrëveshja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve me Italinë, mbahet takimi i parë i negociatave

-

Prej datës 25 deri më 27 korrik do të zhvillojë një vizitë në Tiranë Senatori Tommaso Nannicini, Kryetar i Komisionit parlamentar për kontrollin e veprimtarive të institucioneve që menaxhojnë format e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe asistencës sociale, i cili do të kryesojë Delegacionin e përbërë nga Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore.

Delegacioni do të kryejë një vizitë në Tiranë për të negociuar me palën shqiptare marrëveshjen mbi njohjen e sistemeve të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim arritjen e bashkimit të kontributeve shoqërore për ata shtetas që kanë punuar në të dy Vendet.

Gjatë vizitës Delegacioni do të zhvillojë takime me Zëvendës Ministren e Financave, Olta Manjani, si edhe me ekspertë teknikë në fushën e legjislacionit dhe të marrëveshjeve mbi sigurimet shoqërore.

Konferenca për Shtyp lidhur me komunikimin e rezultateve të arritura gjatë takimit të parë të negociatave do të mbahet pranë Rezidencës së Italisë në datën 27 korrik në orën 12.30. Do të mbajë fjalën Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, Senatori Tommaso Nannicini dhe Geri Ballo, Nismëtare e peticionit “Pensioni është një e drejtë. Mbështesim marrëveshjen Itali-Shqipëri”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts