Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetGati projekti për aksin Milot-Fier, do jetë autostrada e parë ku do...

Gati projekti për aksin Milot-Fier, do jetë autostrada e parë ku do lëvizet me 130 km/h

-

 

Hapet gara për projektin e aksit Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu. Aksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h. Lajmi është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës, njëherazi edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Para dy vitesh është bërë studimi i fizibilitetit. Hapëm tenderin, pati shumë interes nga kompanitë, por më pas nisi pandemia dhe patëm një tërheqje të financuesve sepse bankat u tërhoqën për shkak të pasigurisë. Kemi vendosur që të hapim garën për një pjesë të korridorit blu 114 km në askin Milot-Fier. Do e segmentojmë duke u dhënë më shumë mundësi kompanive që të garojnë.

Do të lançojmë sot segmentet Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe segmenti tjetër Lekaj – Fier do të hapet sot gara ndërkombëtare. Për segmentin tjetër Thumanë Kashar ka nisur puna, ndërsa për segmentin tjetër Milot Muriqan po presim projektimin nga konsulentët. Në autostradë shpejtësia do të jetë nga 90 deri në 130 kilometra. Përfitimet ekonomike pritet të jenë 2000 të punësuar, 400 milionë euro përfitim, do kemi më pak aksidente, kosto më të ulët për transporti dhe rritje të turizmit pasi shkurtohen distancat nga veriu në Jug. Do të ketë një ndikim të ndjeshëm në ekonominë e vendit”, tha Balluku.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts