Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëMeta - Ramës: Po i vjen koha e riedukimit dhe e mjekimit...

Meta – Ramës: Po i vjen koha e riedukimit dhe e mjekimit të detyruar…

-

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat u pyet për ngjarjen tragjike në Himarë ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja dhe mungesën e reagimit të Presidentit Begaj.

Meta tha se nuk është detyrë e tij të merret me reagimet apo jo të presidentit të ri, ndërsa nuk i kurseu kritikat për kryeministrin Edi Rama.

Pyetje: Ngjarja tragjike në Himarë, presidenti Begaj nuk ka reaguar, si e komentoni?

Meta: Jam këtu si kryetar i partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president kjo është çështje e një presidenti dhe nuk është etike për mua të shprehem për këtë çështje. Por turp të ketë ministri i Brendshëm që në vend të shprehet pas tre ditësh dhe të ketë ngushëllim merret pas tre ditësh. Pse Sali Berisha i kthen në polici këta që janë dënuar, Berisha e ka fajin që nuk kanë nxjerrë një komunikatë të qartë për ngjarje. Berisha e ka fajin për manipulimet në Elbasan.. Kur dalin të fortët aty polica shtrihet barkas sepse kështu e kanë krijuar këta Me qytetarët janë të fortë të mbysin me gjoba, sepse kanë në krye të qeverisë njeri që bullizon, dhe fut edhe në riedukim. Edi Rames po i vjen koha e riedukimit dhe e mjekimit te detyruar”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts