Thursday, April 25, 2024
HomePolitikë“Shqipëria, jo kurban për Ramën e Veliajn”/ Kryemadhi: Ja dosjet e dërguara...

“Shqipëria, jo kurban për Ramën e Veliajn”/ Kryemadhi: Ja dosjet e dërguara në SPAK, 189 mln dollarë evazion!

-

 

Monika Kryemadhi ka publikuar sot dosjet që Partia e Lirisë ka dërguar në SPAK, të cilat dëshmojnë se evazioni fiskal i skemave të ngjashme me të inceneratorëve llogaritet në 189 milionë dollarë. Në mesazhin e saj në Fb, Kryemadhi thekson se Shqipëria nuk mund të bëhet kurban për karrierat politike të Ramës, Veliajt dhe bashkëpunëtorëve ët tyre.

“ Çdo ditë që kalon, paratë që mund të shkonin për rritje pagash dhe pensionesh, shkojnë për llogari të zyrtarëve të qeverisë, përmes skemës së inceneratorëve, – shkruan Kryemadhi. –  Çdo ditë që kalon pa veprimin e drejtësisë, shteti i kapur furnizon korrupsionin e inceneratorëve, me paratë e gjakut të shqiptarëve. E përmes kësaj vjedhje të përditshme, pushteti tenton të korruptojë, manipulojë e kontrollojë edhe çdo qelizë tjetër në vend, që të vijojë i pashqetësuar vjedhjen.

Këto në foto janë dosjet e dërguara në SPAK përpara disa javësh, ku faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën 30 milionë dollarë, ndërsa me skema të ngjashme si inceneratorët, llogaritet një evazion fiskal 189 milionë dollarë.

Ndërkohë, me fakte, shkresa dhe analizë profesionale, janë evidentuar më parë edhe të gjitha shkeljet proceduriale të zyrtarëve të inceneratorëve.

  1. Shqipëria nuk mund të bëhet kurban për karrierat politike të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre në këtë çështje. Zbardhja e inceneratorëve duke mos mbyllur sytë ndaj fakteve, duke kryer hetime me integritet larg intimidimeve apo joshjeve, si dhe ndjekja e parasë së korrupsionit, është pikënisje e një drejtësie të vërtetë e të pavarur në Shqipëri.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts