Tuesday, March 19, 2024
HomesocialeMë pak lindje në vend, rënie me 14.8% në tremujorin e dytë

Më pak lindje në vend, rënie me 14.8% në tremujorin e dytë

-

Shtesa natyrore e popullsisë pasqyron trend pozitiv në tremujorin e dytë 2022 me 468 lindje më shumë se sa vdekje.

Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2022 është 5.384, duke shënuar një rënie me 14,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 19,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë pasqyrohet negative

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 821 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 193 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 9,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 25,4%.

Vdekjet

Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.119 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Kukësit me rënie prej 30,2%./Monitor

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts