Friday, October 7, 2022
HomePolitikëMeta: 160 lekë nafta në Malin e Zi, kurse në Shqipëri 221...

Meta: 160 lekë nafta në Malin e Zi, kurse në Shqipëri 221 lekë/ Punohet në funksion të kryeoligarkut Rama!

-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp sot për të denoncuar atë që e quajti “rrjepjen e pamëshirshme që Bordi i Rrjepjes së çdo qytetari shqiptar përmes çmimeve spekulative të naftës po i  bën çdo ditë, shqiptarëve të thjeshtë.

Është e qartë tashmë kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele më të ulëta se para fillimit të luftës. Përkundrazi, vetëm këtu në vendin tonë kjo gjë nuk reflektohet. 221 lekë aktualisht në Shqipëri, 170 lekë në Maqedoni, 160 lekë në Malin e Zi.  Kudo merren masa për të mbrojtur konsumatorët, sipërmarrjet. Vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe të gjithë ogiçëve të tij në çdo sektor.

50% ulje të akcizës për naftën në Malin e Zi. Këtu jo, në asnjë mënyrë.

U bë kaq kohë që është propozuar nga opozita, dhe nga PL që të merren disa masa për të pezulluar disa taksa, asnjë reflektim, përkundrazi.

Çfarë ndodh me taksën e qarkullimit?! Grumbullohen nga xhepat e të gjithë shqiptarëve gati 200 milionë euro në vit por përdoren 20 milionë euro për mirëmbajtje. Pra, 200 milionë grumbullohen për mirëmbajtjen e autostradave, por vetëm 20 milionë investohen. Ku shkojnë 180 milionë euro të tjera? Sigurisht që shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve, të koncesioneve. “

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,518FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts