Tuesday, March 19, 2024
HomeEkonomiNuk ndalet rritja e çmimeve/ Shtrenjtohet me 14% edhe veza

Nuk ndalet rritja e çmimeve/ Shtrenjtohet me 14% edhe veza

-

Prej disa ditësh çmimi i vezës është rritur me rreth 14%. Në dyqanet e pakicës veza e hapur nga 22 lekë për kokërr që ishte po tregtohet 25 lekë për kokërr.

Çmimi i vezës ka tejkaluar pikun më të shtrenjtë që është shënuar në fund të muajit mars, ku për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare një kokërr vezë në dyqanet e pakicës arriti 24 lekë. Dyqanet ushqimore thonë se janë paralajmëruar nga furnitorët e tyre se çmimi i vezës pritet të arrijë në 40 lekë për kokërr, për shkak të mungesës së prodhimit.

Arsyet e rritjes së çmimit sipas ekspertëve të tregut janë mungesa e prodhimit për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare e muajit mars dhe pamundësisë financiare të operatorëve për të zëvendësuar pulat, si dhe të rritjes së çmimit të vezës së importit.

Edi Fero ekspert i menaxhimit blegtoral tha se nga influenca aviare ngordhën 50% e shpendëve. “Dëmi i shkaktuar nga influenca është i dyfishtë në para edhe në kohë. Që të zëvendësohen krerët e ngordhur duhet një cikël 6 mujor. Kompanitë që pësuan dëmin ende nuk kanë dalë në treg me zogj të rinj. Për të përballuar kërkesën në këtë periudhë ka pasur import të lartë të vezëve kryesisht nga Serbia. Por edhe çmimi i vezës së importit është rritur. Për këto arsye çmimi i vezës ka shënuar sërish rritje në treg”, pohoi ai.

Për periudhën janar-qershor 2022 importet e vezëve arritën në shifra rekord. Rritja nisi në muajin mars ku shpendët u prekën nga influenca aviare, duke arritur pikun për muajt maj dhe qershor. Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2021.

Në total në këtë periudhë janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet. Tendenca e lartë e importeve të vezëve është shënuar edhe në 2015. Në raport me këtë periudhë importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta.

Në këtë periudhë ka një boom kërkesash për këtë produkt ushqimor. Sipas ekspertit të menaxhimit blegtoral Edi Fero kërkesa është nxitur nga numri i lartë i dasmave të muajit gusht dhe nga fluksi i turizmit. “Deri në fund të muajit gusht kërkesa për vezë pritet të jetë e lartë”.

Sakaq operatorët pohuan se në muajin korrik nga fermat blegtorale çmimi i vezës me shumicë u ul 5%. Para valës së rritjes së çmimit të drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë ishte 13 lekë për kokërr.

Në mesin e muajit mars veza me shumicë nga fermat u shit me 18 lekë për kokërr (rritja 38%) nga 15 lekë për kokërr që ishte më parë, ndërsa në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës arriti 19 lekë nga 17 lekë për kokërr që shitej më parë. Në fund të muajit mars çmimi i shitjes së vezës nga dyqanet e pakicës arriti në 24 lekë për kokërr. Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve ishte mungesa e prodhimit ditor për shkak të ngordhjes të pulave nga influenca aviare.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts