Thursday, April 18, 2024
HomesocialeVera 2022 me thatësirën më të keqe në 500 vitet e fundit

Vera 2022 me thatësirën më të keqe në 500 vitet e fundit

-

 

Stina e verës 2022 ka pasur thatësirën më të keqe të 500 vite të fundit në Europë.

Ky është konkluzioni i dalë nga analiza e programit europian Copernicus realizuar nga Komisioni Europian e Agjensia Hapësinore Europiane.

Nga 1 korriku deri në 31 gusht 2022, Sateliti Sentinel 2 ka monitoruar pjesën më të madhe territoriale të Europës ku ka dokumentuar dëme mjaft të mëdha të bimësisë në pjesën jug lindore të Britanisë, në veri të Francës, në Gjermani, Poloni e Europë Lindore.

Studimi Europian është krahasuar me një studim të realizuar më 2014 mbi thatësirën e vitit 1540, e cila konsiderohet më e forta në historinë e këtij territori.

Në atë vit në Europë u regjistrua një i nxehtë ekstrem për gati 11 muaj e rreth 95 ditë shiu më pak se sa mesatarja aktuale e Europës Qëndrore e Perëndimore.

Më 1540 lumenjtë si Reno e Elba reduktuan deri në 90 % nivelin e tyre e lumenj më të vegjël u thanë plotësisht.

Studimi i fundit i programit Europian Copernicus, dëshmon se pas këtij fenomeni ekstrem të 1540, vera e 2022 shënohet si më e nxehta në 500 vitet e fundit.

E forcon këtë analizë dhe Observatori Global i Thatësirës, të dhënat e të cilët flasin se 47% e Europës gjatë muajit gusht ndodhej në kushte alarmuese thatësire, me krizë hidrologjike e efekte negative mbi bimësinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts