Saturday, April 20, 2024
HomeEkonomiKonfindustria kundër paketës anti-krizë: S’ofrojnë zgjidhje për situatën energjetike

Konfindustria kundër paketës anti-krizë: S’ofrojnë zgjidhje për situatën energjetike

-

Konfindustria ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit të ligjit të buxhetit të shtetit, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për pjesën e mbetur të vitit financiar 2022.

Konfindustria vlerëson se ndryshimet e ligjit të buxhetit nuk ofrojnë zgjidhje mbështetëse për krizën energjetike.

Referuar situatës së jashtëzakonshme dhe afatgjatësisë së krizës, Konfindustria i ka kërkuar qeverisë të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore të ligjit të ndryshuar të buxhetit.

Reagimi i plotë:
Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit të ligjit të buxhetit të shtetit të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për pjesën e mbetur të vitit financiar 2022, nuk ofrojnë zgjidhje mbështetëse për krizën energjitike të shpallur.

Konfindustria, duke patur parasysh pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi bizneset, qytetarët dhe ekonominë kombëtare, i ka kërkuar qeverisë të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

Konfindustria kërkon, që në rradhë të parë në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë -shpenzimet operative dhe kapitale jo të domosdoshme të gjithë institucioneve, agjensive dhe kompanive publike pa përjashtim. Gjithashtu, në Fond duhet të kalojnë edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.

Konfindustria vlerëson, se bashkimi në një kompani të vetme të tipit holding, që do përfshinte KESh dhe OSSHE, mënjanimi i të tretëve “ në shitje- blerjet e energjisë, ulja e humbjeve shumë të mëdha të sotme prej mbi 20% dhe rishikimi i shpenzimeve të kompanive publike të energjisë, përfshi OST do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët , me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

Çmimet e deritashme për biznesin në Shqipëri janë më të shtrenjtat në rajon dhe çdo rritje e mëtejshme do të jetë e papërballueshme sidomos për industritë. Gjithshtu, goditje të fortë do të marrin buxhetet familjare, nëse do të zbatohet plani qeverisë për të paguar me cmime tregu pothuaj 5 herë më të larta sesa sot sasinë e energjisë të shpenzuar mbi fashën 800 kw.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts