Friday, March 29, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj në Slloveni: Sulmet kibernetike, dëshmi se aktorë të tretë rrezikojnë...

Presidenti Begaj në Slloveni: Sulmet kibernetike, dëshmi se aktorë të tretë rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan

-

 

Në Slloveni mbahet sot samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Të pranishëm janë presidenti slloven Borut Pahor, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiç.

Në fjalën e tij Presidenti Bajram Begaj është shprehur se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen.

Presidenti Begaj foli edhe për sulmet e fundit kibernetike, të cilat i konsideroi si dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorët e tretë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Lufta në Ukrainë është një pikë kthese për qasjen e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor. Agresioni rus, paqja dhe siguria s’mund të merren si të mirëqena. Lufta në Ukrainë po riformëson skenën ndërkombëtare gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike”, tha ndër të tjera Begaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts