Friday, April 19, 2024
HomePolitikëJep dorëheqjen Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme

Jep dorëheqjen Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme

-

Sekretarja e Përgjithme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga ky post.

Shkak për dorëheqjen mendohet të jenë debatet sa i përket nismës së qeverisë për konfiskimin e shtesave të pallateve dhe ndërtimeve pa leje.

Megjithatë ajo ka depozituar dorëheqjen e saj me motivin për arsye personale.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se Ministria e Brendshme ka deklaruar se largimi i Picit ka ardhur për shkak të lëvizjeve në administratë.

Informohet se gjatë tri ditëve të fundit në Ministrinë e Brendshme ka patur debate të forta sa i takon aksionit për ndërtimet pa leje dhe shtesat.

Pici u emërua në këtë të detyrë duke zëvendësuar Plarent Ndrecën, në shtator të 2020, në atë kohë me firmë të ish ministrit Sandër Lleshaj. Ajo ka mbajtur më herët postin e koordinatores në kryeministri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts