Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëMeta nxjerr foton e studentëve të Dhjetorit dhe bën thirrjen: Mbrojtja e...

Meta nxjerr foton e studentëve të Dhjetorit dhe bën thirrjen: Mbrojtja e demokracisë detyrë patriotike, zgjidhja…

-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje që të shpëtojë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta theksoi se keqja ka kapur prej fyti Shqipërinë, ndërsa ka publikuar një foto të studentëve të dhjetorit, ku shfaqet bashkë me Azem Hajdarin.

MESAZHI I METËS
Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!
Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts