Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikë“Varfëria sot si në tregimet e Migjenit”, Berisha nga Puka: Situatë e...

“Varfëria sot si në tregimet e Migjenit”, Berisha nga Puka: Situatë e krijuar nga vjedhja që qeveria u bën qytetarëve

-

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot  një takim me banorë të zonës në Pukë dhe Fushë-Arrëzit.

Berisha u shpreh se varfëria i ka vënë para shqiptarët dhe shkak për këtë Berisha tha se është vjedhja e qytetarëve nga qeveria.

“Ju falenderoj për çdo mbështetje që i keni dhënë PD përulem me nderim para kontributit tuaj në tërë historinë tonë para shpirtit tuaj punëtor dhe jam sot këtu për të diskutuar bashkë mbi problematikat me të cilat përballet Puka dhe Shqipëria.

Për çdo shqiptar ndjehet një dhimbje një therje në shpirt kur sheh se si po braktiset ky vend ndërkohë që në rast se analizojmë pasuritë e jashtëzakonshme që ka këtu mund të begatohen me shpejtësi shumë herë më tepër se sa banorët e këtij vendi.

 

Shqipërinë sot e ka vënë përpara, para së gjithash varfëria krejtësisht e pamerituar. Varfëri që në ndonjë aspekt e rast të veçantë kap edhe tregime e Migjenit. Varfëri e cila shkaktohet mbi të gjitha nga vjedhja e madhe që u bëhet qytetarëve nga qeveria. Ju them vetëm dy fakte: Nga viti 2013-2022, janë marrë borxh 500 mld lekë, borxh që e paguan çdo shqiptar se qeveria nuk krijon e prodhon asnjë qindarkë. Janë krijuar të ardhura 400 mld, pra 900 mld lekë. Me 900 mld lekë sot çdo shqiptar duhet të merrte të paktën 3 herë më shumë se sa në 2013. Dhe tepronte shumë për investime. Por kur jemi sot dhe pse varfëria i ka vënë para shqiptarët? Sepse rroga mesatare dhe pensioni mesatar janë të paktën 20-30 përqind më të ulëta se në 2013. në 2013 rroga mesatare e pensioni ishin më të lartat në rajon. Edhe se në Serbi Mal të Zi e Bosnje. Kjo ishte një arritje e madhe për në sepse nga njerëzit e tretë më të varfër në botë që ishim në 1992 lamë pas shumë kombe të cilat kishin patur më parë rroga më të larta se ne. Sot kemi rroga më të ulëta në rajon”, tha ai.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts