Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëRama për gazetën gjermane : Nuk ndaloj dot të rinjtë të ikin/...

Rama për gazetën gjermane : Nuk ndaloj dot të rinjtë të ikin/ Fton pensionistët gjermanë të kalojnë pleqërinë në Shqipëri

-

Në një intervistë për gjermanen Der Spiegel kryeministri Edi Rama pranon se nuk mund të ndalojë ikjen e të rinjve, por ndërkohë fton pensionistët gjermanë të kalojnë pleqërinë buzë detit shqiptarë.

Pjesë nga intervista

DER SPIEGEL: Ndërkohë, njerëzit po ikin masivisht, sidomos në Gjermani. A nuk mund t’i bindni qytetarët tuaj të ndërtonin ekonominë shqiptare këtu?

Edi Rama: Si mund t’i ndaloj unë si qeveri e një vendi në zhvillim, kur vendi më i zhvilluar i Evropës është vetëm një orë e gjysmë larg? 50 000 portugezë largohen nga vendi i tyre çdo vit, 500 000 kroatë janë larguar nga vendi i tyre që kur vendi u bashkua me BE.

DER SPIEGEL: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?

Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë. Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë. Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts