Tuesday, December 6, 2022
HomePolitikë“Sulmet kibernetike erdhën nga Irani”, Rama e konfirmon në OKB: Nuk...

“Sulmet kibernetike erdhën nga Irani”, Rama e konfirmon në OKB: Nuk patëm zgjidhje tjetër veç ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike

-

 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar ka folur mbi sulmet klibernetike, shënjestër e të cilave ka qenë vendi ynë.

Rama ka konfirmuar edhe një herë se sulmet kanë ardhur nga Irani dhe i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të përqendrohen te siguria kibernetike dhe të investohet në parandalimin e sulmeve të tilla.

“Bota nuk ka qenë asnjëherë vend i qetë dhe ka shumë sfida serioze që duhen trajtuar në mënyrë të duhur. Shumë vende janë bërë objekt i kapjes së pushtetit me forcë. Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazim i kërkoj asamblesë në një çështje tjetër atë të sigurisë kibernetike.
Në Shqipëri 95% e shërbimeve ofrohen online për të kursyer kohën, energjinë dhe përmirësojnë cilësinë. Korrikun e kaluar Shqipëria u bëj objekt i një sulmi të paprovokuar kibernetik që kishte synim paralizimin e shërbimit publik. Një hetim i thelluar, i gjatë dhe tërësor i kryer me ekspertizë botërore ka konfirmuar se sulmi kibernetik ishte një sponsorizimi i Iranit.
Duke u përballur me një shkelje kaq flagrante të normave në një kohë paqeje, qeveria shqiptare nuk pati zgjidhje tjetër veçse të ndërpriste marrëdhëniet me Iranit. Shpresojmë që kjo masë të jetë shembull. I bëjmë thirrje OKB të përqendrohet te siguria kibernetike dhe duke investuar në parandalim. Shqipëria është anëtare e Bashkisë së Ballkanit, një pjesë e Europës me histori të trazuar”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts