Vllaznia e femrave është gati për të shkruar historinë. Kuqeblutë luajnë sot ndeshjen e dytë përballë ekipit të Vorskla Kharkiv, në “Loro Boriçi”.
Në duelin e vlefshëm për “play off”-in e Champions League, vajzat e Vllaznisë janë optimiste për një rezultat pozitiv.
Në sfidën e parë, shkodranët treguan më shumë forcë dhe prodhuan më shumë raste, ndonëse në fund të 90-minutëshit gjithçka përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Vllaznia-Vorskla Kharkiv luhet sot, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.