Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetNisin aplikimet në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret…

Nisin aplikimet në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret…

-

Policia e Shtetit bën me dije se janë hapur aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në disa degë të caktuara, me mesatare të notave mbi 8.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Aplikimet fillojnë më datë 01.10.2022 dhe përfundojnë më datë 31.10.2022. Kuotat e pranimit janë 50. Dosja me dokumentet për aplikim duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit janë për të rinj që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike dhe kompjuterike.

Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë janë:

– të jenë shtetas shqiptarë;

– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;

– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;

– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;

– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin.

Ndërsa standardet dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u pranuar në këtë cikël janë:

– të kenë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe shkencat kompjuterike;

– të kenë mesataren mbi “8” të notave në ciklin e dytë të studimeve në arsimin e lartë;

– të jenë nën moshën 30 vjeç;

– të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT.

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

– Formularin e aplikimit, i cili tërhiqet paraprakisht pranë zyrave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë;

– Diplomën dhe listën e notave, të ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të noterizuara (të dyja nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara);

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, të bëjnë njëvlefshmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe në Qendrën e Shërbimeve Arsimore pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të bëjnë përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve;

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– Vërtetim nga gjykata;

– Vërtetim nga prokuroria;

– 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:

– vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;

– vlerësimi me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;

– intervistimi i aplikantëve;

– kontrolli shëndetësor;

– marrja e shenjave të gishtave;

– verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts