Monday, February 6, 2023
HomePolitikëOpozita drejt një kandidati të vetëm, Berisha: Çdo deputet është i ftuar...

Opozita drejt një kandidati të vetëm, Berisha: Çdo deputet është i ftuar të kadidojë po të dojë, të inkurajojë të tjerët.

-

Kryeari i PD Sali Berisha deklaroi sot se gjatë kësaj kohe ka zhvilluar takime me PL dhe kryetarin e saj si dhe me krerët e partive opozitare parlamentare. Berisha deklaroi se opozita deri tani ka në plan të garojë me një kandidat të vetëm.

Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të garojnë apo të mbështesin një kandidat, ndërsa përjashtoi këtu vetëm një prej tyre. Duke e lënë të nënkuptuar se bëhej fjalë për Lulzim Bashën ai tha se ai është i izoluar e duhet të merret me problemin e tij.

“Kam bërë takime me PL me kryetarin e saj Metën dhe Petrit Vasili. Kam takuar edhe kryetarët e partive opozitare parlamentare Mediun, Dulen ,Dukën Dashamir Shehun.

Konstatoj që po ecet drejt një kandidati të vetëm. Opozita do të paraqitet me një kandidat të vetëm.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve, do të takoj të gjithë forcat politike që kanë patur një kativitet elektoral, por buk janë në parklamnent

Çdo deputet është i ftuar të kadidojë po të dojë, të kinkurajojë të tjerët.

Formalisht kryesia do ti shqyrtoj por ju garantoj që kryesia nuk do të bëjë përzgjedhje eleminuese, por do të jenë primarët ato dhe jo kryesia që do të caktojë kandidatin.

Kjo nuk është një garë që e drejton lidershipi i PD, por e caktojnë primarët. Formë më demokratike, civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush.

Ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do të sjellim ndryshimin dhe ne e sollëm ndryshimin. Në këto zgjedhje do të votojë edhe kryesia edhe simpatizantët.

Nuk do bëni asnjë përpjekje tjetër për të afruar Alibeajn?

Janë bërë takime dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi.

Të gjithë mund të marrin pjesë përveç njërin. Atë e kuptoni vetë ju se kush është. Ai është i izoluar, të qartësojë problemin sepse është një problem shumë serioz.

Nuk është kjo një garë që e trajton lidershipi i PD. Kjo është një garë që e përcaktojnë primaret, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts