Sunday, November 27, 2022
HomeSportKampioni i Ballkanit ne shah, 8 vjecari shkodran Henri Troshani

Kampioni i Ballkanit ne shah, 8 vjecari shkodran Henri Troshani

-

Ditet e fundit ne Cetinje te Malit te Zi kampionati ballkanik per moshat dhe paraqitja e delegacionit shqiptar ka qene e shkelqyer duke merituar disa medalje.Njeri prej sportisteve qe ka shkelqyer ka qene edhe 8 vjeçari shkodran Henri Troshani. Ne kete kompeticion te rendesishem ballkanik ai ka arritur te marre dy medalje, nje ari dhe nje argjendi.

Ai ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion i ballkanit per kategorine Rapid dhe vend te dyte e rrjedhimisht nenkampion per kategorine Blitz.

Arritje keto te jashtezakonshme qe kane ardhur fale perkushtimit te tij dhe te trajnerit Bernad Leka qe jane stervitur çdo dite intensivisht dhe si rrjedhoje u be e mundur arritja e ketyre rezultateve.

Por ne keto arritje, duhet permendur edhe mbeshtetja e familjes te Henri qe i mundesoi marrjen pjese ne kampionatin Ballkanik. Pergatitja vazhdon dhe me tej ne pritje te kampionatit Europian qe do zhvillohet ne Turqi muajin e ardhshem dhe ku padyshim qe shahisti i Vllaznise do te tentoje serish te futet ne zonen e medaljeve.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,589FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts