Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetQeveria e Kosovës ndryshime në Kodin Penal: Të dënuarve për dhunë ndaj...

Qeveria e Kosovës ndryshime në Kodin Penal: Të dënuarve për dhunë ndaj grave iu mohohet e drejta për leje drejtimi

-

 

Rastet e dhunës ndaj grave, veçanërisht ngacmimet seksuale kanë ardhur gjithnjë e në rritje, ku vetëm muajt e fundit janë regjistruar disa raste. Këtu mund të përmedet rasti i 11-vjeçares në Kosovë, e cila u përdhunua për disa orë nga 12 burra.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë menjëherë erdhën edhe reagimet e qytatarëve dhe personazheve publikë, madje u organizuan edhe protesta në vendin tonë dhe në Kosovë. Dhe me sa duket Qeveria e Kosovës, ka vendosur ta thotë tani fjalën e saj, duke caktuar një “ndëshkim” për të gjithë dhunuesit e grave.

Sot, Qeveria e Kosovës ka votuar një ndryshim në Kodin Penal, duke tentuar të ofrojë një platformë të re ligjore ndëshkuese ndaj dhunës në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar për masat të reja që parashihen me këto ndryshime, përfshirë atë se ata që dënohen për dhunim e dhunë në familje, nuk do të mund të pajisjen me leje drejtimi të automjetit.

Vendim i Qeverisë:

Këtë të mërkurë (12 tetor), në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, është votuar një ndryshim në Kodin Penal. Më konkretisht bëhet fjalë për veprat penale që parashohin masa ndëshkuese ndaj dhunës në familje, sulmit seksual e dhunimit.

Për këtë çështje, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë Kurti II, ka folur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka theksuar se këto masa të reja përfshijnë privimin e njerëzve të dënuar për dhunim nga pajisja me leje drejtimi.

Përmes këtij Ligji për ndryshmin e kodit Penal për dhunim të sulmit seksual e dhunës në familje të shtohen dënimet plotësuese: ndalimin për kandidim në pozitë publike nga 3-10 vjet në pozitë publike. Ndalimin në punësimin publik në të gjitha nivelet. Ndalimin për përfitimin e patent shoferit që është shpallur fajtor për këto vepra. Ndalimi i aplikimit si investitor strategjikë nga 3-10 vjet. Në rastet kur kemi të bëjmë me dhunim e sulm seksual, kufijtë e zbutje së dënimeve nuk do të zbatohen”, deklaroi ministrja e Drejtësisë së Kosovës.

Po ashtu, një ndryshim tjetër për të cilën ministrja Haxhiu njoftoi në mbledhje, ishte edhe për dënimin e atyre që ushtrojnë një funksion publik e që dënohen për dhunë fizike, seksuale apo ekonomike ndaj grave.

Kushdo që me qëllim të frikësimit, me dashje ushtron dhunë fizike, seksuale e ekonomike ndaj grave që ushtrojnë funksione publike apo janë kandidatë, parashihet që dënimi të jetë 6 muaj deri në 3 vjet. Kurse për vepra penale në formë të organizuar cilësohet rrethanë më e rëndë. KGJK e mban regjistrin me emër dhe mbiemër të personave që shpallen fajtor për këto vepra penale”, tha Haxhiu.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu mbajti edhe një konferencë për media, ku zbuloi detaje të reja për ndryshimet në Kodin Penal. Ajo u shpreh se këto ndryshime kanë ardhur pas rritjes së numrit të dhunës në familje e sulmeve seksuale.

Ndryshimet që kemi bërë në Kodin Penal, siç e dini për shkak të shqetësimeve që kemi me rritjen e rasteve të dhunës në familje e sulmeve seksuale. Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për rishikimin e masave ndëshkuese, pasi kemi konsideruar që nuk janë të mjaftueshme masat aktuale”, tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu, theksoi se të dënuarve për dhunë në familje apo dhunim do t’u ndalohet kandidimi për çdo pozitë publike për 3 deri në 10 vite.

Së pari ne kemi paraparë që gjykata t’ia ndalojë të drejtën e kandidimit në çdo pozitë publike nga 3-10 vjet personit që shpallet fajtor për dhunë në familje apo dhunim. Personat që shpallen fajtor nuk kanë me pasur të drejtë të punojnë në sektorin publik në të gjitha nivelet. Ua kemi ndaluar të drejtën e pajisjes me patent-shofer personit që është shpallur fajtor për të drejtën e dhunimit. Ndalohet leja e shitjes së pronave publike, me çfarëdo shërbimi nga 3-10 vjet, dhe ndalimi i aplikimit si investitorë strategjikë 3-10 vjet. Kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen në asnjë rast”, tha Haxhiu në konferencë për media, raporton Nacionale.

Kujtojmë që gjatë këtij viti, ngacmimi dhe dhuna seksuale ka qenë një ndër temat më të diskutuara për shkak të rritjes së numrit të rasteve.

Së fundmi, alpinistja Mrika Nikqi bëri publik në Facebookun e saj, momentin e sulmit seksual nga një qytetar në Pejë, duke shpërndarë videon e marrë nga kamerat e sigurisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts