Thursday, April 25, 2024
HomeSportDuka me vajzat e Vllaznise: Grupet e Women's Ch.League 14 vite më...

Duka me vajzat e Vllaznise: Grupet e Women’s Ch.League 14 vite më parë ishin një ëndërr, sot një realitet frymëzues

-

Presidenti i FSHF, Armand Duka vizitoi Shkodrën ku takoi drejtuesit ë klubit të Vllaznisë së femrave që pak ditë më parë siguroi një arritje historike me pjesëmarjen në grupet e Champions League. Permes nje postimi ne “Facebook” Duka shkruan se 14 vite me pare grupet e Women’s Champions League ishin një ëndërr kur e nisen futbollin e vajzave 14 vite më parë.

Postimi i plote

Sot në Shkodër me vajzat e mrekullueshme të Vllaznisë, krenarinë e Shkodrës dhe gjithë futbollit shqiptar, të cilat vazhdojnë përgatitjet per përballjet me klubet më të mëdha të Europës.

Vllaznia në grupet e Women’s Champions League ishte një ëndërr kur e nisëm futbollin e vajzave 14 vite më parë.

Sot një realitet frymëzues për të gjithë futbollin shqiptar. Një sukses që konfirmon edhe njëherë se investimi te futbolli vajzave është i duhuri dhe po hedhim themele të shëndosha.

Konfirmova mbështetjen time personale dhe të FSHF-s për ti ndihmuar akoma më shumë këto vajza që kanë nderuar gjithë Shqipërinë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts