Monday, February 6, 2023
HomePolitikëRama mbledh rektorët: E kam diskutuar çështjen e universitetit edhe në takimin...

Rama mbledh rektorët: E kam diskutuar çështjen e universitetit edhe në takimin e Komunitetit Politik Europian

-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Përpara se të them disa fjalë më shumë lidhur me sa përmenda, dua t’ju bëj me dije që sikundër e kishim diskutuar me rektorët, në takimin e Pragës të atij që është pagëzuar si Komuniteti i ri Politik europian unë e kam ngritur temën e universitetit si një temë që duhet konsideruar nga BE për t’u trajtuar dhe adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare. Do të thotë ne kemi, si vende kandidate dhe që negociojmë me BE anëtarësimin, një akses të pjesshëm në sistemin europian të arsimit të lartë dhe në financimet përkatëse.

Ndërkohë që universitetet e BE me aksesin e plotë në atë sistem kanë nga njëra anë mundësinë e krijimit të sinergjive të menjëhershme mes tyre dhe mundësine e financimeve ekstra. Për ne sot për sot është e pamundur.

Ne kemi çelur një process të quajtur të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe dua t’i falenderoj rektorët sepse shikojmë hapa shumë inkurajues. Dua t’i falenderoj edhe për faktin që ka një shtysë domethënese në drejtim të aneksimit të fondeve europiane për atë pjesë të sistemit që ne mund të aksesojmë qysh sot si një vend kandidat”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts