Saturday, November 23, 2024
HomePolitikëGrupi i Alibeajt braktis bisedimet për bashkimin me PD: Do futemi në...

Grupi i Alibeajt braktis bisedimet për bashkimin me PD: Do futemi në zgjedhje…

-

 

Grupi i deputetëve që udhëhiqen nga Enkelejd Alibeaj, kanë vendosur që të braktisin bisedimet për bashkimin e Partisë Demokratike.

Me anë të një deklarate për mediat, grupi Alibeaj-Bardhi shprehen se do të futen në zgjedhjet e 14 majit.

Në deklaratën e tyreAta shprehen se ‘anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale.Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit’, shprehen në deklaratën e tyre, grupi Alibeaj.

‘Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore’, thuhet në deklaratën e grupit Alibeaj-Bardhi.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts