Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me të rinjtë e Korçës të cilët janë të vetëpunësimin përmes teknologjisë.
Prej kohësh kreu i qeverisë ka trumpetuar pagat e larta të cilët fitohen nga të rinjtë në këtë mënyrë, ndërsa sot ka sqaruar senë këtë fushë ka një mungesë legjislacioni, duke qenë se është një fushë inovatore.
Rama përmendi se të rinjtë shpesh nuk i thonë me zë të lartë shumat që fitojnë, pasi kanë frikë se do të kapen nga Drejtoria e Tatimeve. Rama tha se po vijon puna për përpilimin e një projektligji që do të rregullonte pjesën legjislative për ata të cilët i quajti “nomadë digjitalë”.
“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për nomadët digjitalë”, tha ai.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se teknologjia sot krijon mundësinë e punës për kompani të huaja pa lëvizur nga Shqipëria dhe se të ardhurat nga kjo punë janë shumë të mira.
Ai shtoi se ka mjaft artistë, piktorë më saktë që pikturojnë çdo ditë nga shtëpia dhe veprat e tyre i shesin online për të huajit.
“Teknologjia të jep mundësinë që pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje internet dhe një kompjuter dhe të punosh në gjithë botën. Them për ju që i kapni shpejt, sepse unë me Nikon jemi të djegur në këtë pjesë, nuk ka njeri që na i fut kodimin”, tha Rama.