Monday, February 6, 2023
HomeAktualitetMenaxhimi i burimeve ujore, raporti: Shfrytëzimi bëhet i pamonitoruar

Menaxhimi i burimeve ujore, raporti: Shfrytëzimi bëhet i pamonitoruar

-

Burimet ujore në vend mbeten të shfrytëzuara por të pamonitoruara në një pjesë të mirë të tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të fundit me tematikën “Menaxhimi i burimeve ujore” vëren se ka një sërë problematikash të hasura qoftë në aspektin e dokumentacionit të munguar ashtu edhe koordinimit institucional.

Së pari nga shtatë basene të mëdha ujore në vend vetëm dy prej tyre kanë një plan menaxhimi. “Nga 7 Basene ujore sot janë të miratuar vetëm Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor Drin-Bunë dhe Seman. Për pesë Basenet e tjera nuk ka ende një Plan Menaxhimi të miratuar” nënvizojnë audituesit për gjetjet e periudhës së audituar 2018-2021.

Po kështu Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore nuk a të plotësuar kuadrin e saj ligjor për detyrat dhe punonjësit për të siguruar një funksionim më të mirë të saj. KLSH vërën se Krahas mungesës së Rregullores së Brendshme të Funksionimit dhe Organizimit të AMBU në të cilën duhet të jenë përshkruar qartë detyrat dhe përgjegjësitë e të gjithë stafit të saj, një sërë aktesh nënligjore nuk janë hartuar dhe miratuar në përputhje me Ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” i ndryshuar.

I njëjti raport sjell në vëmendje se burimet ujore mbeten totalisht janë të dhënave të përditësuara që duhet të jenë sistematike. Një shembull i kësaj është Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore që nuk është përditësuar në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm nga AKM(Agjencia Kombëtare e Mjedisit), e cila asnjëherë nuk ka populluar të dhëna në këtë Kadastër por edhe nga subjekte dhe institucione të tjera që kanë të dhëna lidhur me burimet ujore.

 

 

“Përveç Kadastrës, u konstatua që Regjistri Kombëtar i Lejeve të Përdorimit të Burimeve Ujore nuk është i përditësuar me lejet dhe autorizimet deri në fund të vitit 2021. Regjistrat e autorizimeve dhe lejeve janë të përditësuara deri në muajin Gusht 2021” nënvizojnë audituesit.

Pavarësisht se është raportuar rritje e të ardhurave të arkëtuara sa i takon lejeve për shfrytëzimin e burimeve ujore, numri i atyre që janë përdorues të jashligjshëm mbetet i lartë dhe KLSH sjell si shembull lavazhet.

“AMBU nuk ka arritur të evidentojë subjektet përdoruese të burimeve ujore pa leje përdorimi burimi ujor për lavazhe dhe t’i nxisë ata të pajisen me leje përdorimi burimi ujor. Të gjitha të ardhurat dytësore që krijohen nga AMBU kalojnë në buxhetin e shtetit. Në total për periudhën e auditimit AMBU ka arkëtuar 683,034,000 lekë dhe është financuar nga buxheti i shtetit në shumën 620,702,000 lekë.

Edhe pse vërehet një përmirësim i arkëtimit të të ardhurave për periudhën objekt auditimi me periudhën para vitit 2018, të ardhurat e munguara si rezultat i mos pajisjes me leje të të gjitha subjekteve me leje përdorimi të ujit vazhdojnë të jenë shumë të larta, kjo për pasojë se pjesa më e madhe e subjekteve përdorues të ujit funksionojnë pa leje” thuhet në auditim.

Subjekte që shfrytëzojnë burimet ujore pa leje ka edhe në sektorin e akuakulturës apo edhe vetë ujësjellës-kanalizimet që sipas ligjit e kanë të detyrueshme të respektojnë ligjin duke marrë lejë nga agjencia. Këta të fundit administrojnë 567 burime ujore pa leje përdorimi burimi ujor nga AMBU./Monitor

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts