Monday, December 5, 2022
HomeShendetesiBuxheti 2023, Manastirliu: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65...

Buxheti 2023, Manastirliu: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

-

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2023 në Kuvend, tha se fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65-vjeç.

“Pasi rimbursuam fishat e diabetit për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç, me buxhetin e ri, nga viti që vjen mbështesim të moshuarit +65 vjeç që vuajnë nga diabeti, duke rimbursuar fishat e diabetit falas dhe duke i kursyer të moshuarve të paktën 1 pension mujor në vit”.

Për rritjen e buxhetit të shëndetësisë, Manastirliu tha se do të vijojë mbështetja për mjekët dhe infermierët. ”Ky buxhet është dy herë më i lartë se buxheti i vitit 2013. Buxheti 2023 është buxheti i shtimit të vëmendjes ndaj mjekëve dhe infermierëve. Pas rritjes me 63% të pagave gjatë këtyre viteve, pagat do rriten me 7% gjatë 2023, me një efekt financiar vjetor 1,8 mld lekë dhe do të përfitojne rreth 19 mije mjekë e infemierë të sistemit tonë shëndetësor”.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja nuk la pa theksuar edhe ky është buxheti forcimit të mburojës sociale për njerëzit në nevojë. Buxheti 2023 garanton programet e shëndetit publik, duke financuar për herë të parë një program të ri, siç është vaksinimi kundër HPV, nga i cili përfitojnë 15 mijë vajza.

“Jemi gati ta përforcojmë mburojën financiare për kategoritë në nevojë. Gjatë këtij viti ne rritëm 20% masën e Ndihmës Ekonomike, dyfishuam masën e ndihmës për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë, pas dyfishimit të masës së Ndihmës Ekonomike për nënat me tre e më shumë fëmijë. Buxheti 2023 do të financojë nismën e mbështetur nga Këshillimi Kombëtar, një nismë që mbështet nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë e me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë, duke i njohur si pune kontributive 5 vitet e para të rritjes së fëmijës së tretë e më shumë, e duke i subvencionuar shteti kontributet shoqërore e shëndetësore për këto vite”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts