Një situatë e pazakontë në parlamentin e Shqipërisë, ku deputetët e PD-së kanë vendosur të flasin me publikun nga foltorja nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj nuk iu ka dhënë fjalën deputetëve të Sali Berishës.
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi deklaroi se Edi Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit për gjuhën e përdorur.
“Goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha Olta Xhaçkës se nuk i dha mundësinë të mbrohej. nëse ne po i biem në qafë, të vijë këtu të mbrohet.
Refuzimi i kërkesës sonë ditën e sotme për të pasur një debat me mocion në rastin e investitores strategjike bëhet vetëm e vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Sot jemi njohur me procesverbalin e seancës së kaluar ku kemi parë atë debat të një niveli bandidesk, ku Edi Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit. Ne jemi te vendi i krimit, ku Edi Rama fyen opozitën, deputetët. Sot dy deputetë të opozitës janë të përjashtuar për 10 ditë vetëm se i janë përgjigjur akuzave dhe fyerjeve të Edi Ramës. Sot kemi një opozitë të vërtetë në mbrojtje të interesit të qytetarëve.
Drejtuese e seancës mund të vazhdosh seancën normalisht duke i dhënë fjalën të gjithë deputetëve që kanë kërkuar fjalën. Nuk na dhe të drejtën as për procedurë”, tha Këlliçi.