Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetInformacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 22.11.2022,ora...

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 22.11.2022,ora 14.00

-

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022,ora 14.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon kuotën 7.71m, (nga 7.71 m qe ishte ne oren 12.00).(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00,shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.50 m qe ishte ne oren 12.00). (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1305 Ha, (nga 1458 Ha te ores 12.00)

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, (nga 700 Ha qe ishte ne oren 12.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit eshte e kalueshme
3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, (nga 120 Ha qe ishte ne oren 12.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
2. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit nuk ka presence te ujit,
Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha,(nga 300 Ha qe ishte ne oren 12.00) kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Verehet nje grreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 22 familje, (nga 23 familje te raporuara sipas ores 12.00) të evakuara, gjithsej 84 (nga 86 qe ishte ne oren 12.00) persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 (nga 13 familje qe ishte ne oren 12.00), 57 persona, (nga 57 qe ishin ne oren 12.00),jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)
Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 përsona), (nga 2 familje qe ishin ne oren 12.00)

Të akomoduar në konvikt 3 familje, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

Nuk ka shtepi me presence uji.

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts