Wednesday, February 1, 2023
HomePolitikëSamiti i NATO-s në Bukuresht/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria, faktor kyç në stabilitetin...

Samiti i NATO-s në Bukuresht/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria, faktor kyç në stabilitetin e rajonit

-

 

Të martën dhe sot, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt në Bukuresht. Në këtë ministerial u diskutua mbi mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë, zhvillimin e aftësive dhe ruajtken e pavarësisë politike të aleatëve të NATO-s, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit nga lindja.

“Nënvizuam se siguria e këtyre vendeve partnere ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për NATO-n dhe rikonfirmuam angazhimin tonë për politikën e dyerve të hapura të Aleancës Atlantike. Miratuam edhe Raportin e NATO-s për Ballkanin Perëndimor dhe besojmë se ai thekson siç duhet rëndësinë strategjike të rajonit tonë për Aleancën.

Shqipëria u rikonfirmua edhe në këtë ministerial jo vetëm anëtar i denjë i aleancës por një faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe mbarë vendeve aleate në këto kohë të trazuara për të gjithë globin”, tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts