Në një dalje për mediet, drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se janë marrë të gjitha masat për hetimin e incidentit të Berishës.
Ai tha se Gert Shehu nuk është agjent i policisë dhe as person i infiltruar, apo është përdorur si burim informacioni nga blutë.
Rrumbullaku: Në lidhje me incidentin e ndodhur me Berishën ,sa u njohëm me ngjarjen e shëmtuar ndaluam agresorin. Po mundohemi të përcaktojmë dinamikën e ngjarjes dhe motivet e saj. Në lidhje me deklaratat e Berishës që ai është agjent i policisë kriminale, sqarojmë se Gert Shehu nuk ka qenë asnjë herë punonjësi strukturës së policisë dhe nuk është përdorur asnjëherë si i infiltruar dhe burim informacioni.
Dokumenti i gjendjes së tij shëndetësore është vënë në duart e mediet nga vetë familjarët e tij. Policia shpreh keqardhjen dhe përgënjeshtron me forcë këto deklarata. E sigurojmë Berishën se policia është e angazhuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.