Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Schollet foli për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë së shpejti në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Zëri i Amerikës: A mund të na thoni fillimisht se çfarë shpresoni të arrini gjatë vizitës tuaj në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut?
Derek Schollet: Faleminderit pikë së pari për intervistën. Doja ta vizitoja rajonin pak përpara festave, por fatkeqësisht ai udhëtim u shty. Kështu që mezi pres të kthehem atje së shpejti. Është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë javëve të fundit ka patur fatkeqësisht një rritje të tensioneve mes tyre. Është një lajm i mirë që në 48 orët e fundit kemi parë të hiqen barrikada, kemi parë pikat kufitare të rihapen mes Kosovës dhe Serbisë. Janë lajme të mira. Shpresoj të mos i kishim harxhuar javët e fundit të përqëndruar tek kjo krizë, por tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin ne, Shtetet e Bashkuara, e mbështesim plotësisht. Është diçka për të cilën unë dhe kolegët e mi do të flasim kur të jemi në rajon.
Zëri i Amerikës: Pra, cili do të ishte mesazhi juaj për udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës pas krizës së fundit në veri të Kosovës ku pati vendosje dhe heqje barrikadash?
Zëri i Amerikës: Pra, cilat duhet të jenë lëvizjet e ardhshme nga palët në këtë dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja, në veçanti duke patur parasysh shqetësimet e BE-së dhe SHBA-ve siç u tha rishtazi për situatën vazhdimisht të tensionuar në veriun e Kosovës. Cilat janë hapat konkrete që nevojiten nga Serbia dhe Kosova?
Derek Schollet: Sërish, duam që të dyja palët të bisedojnë. Janë bërë disa javë tashmë që dy palët kanë patur mundësinë të takohen së bashku dhe ne jemi atje të pranishëm, duke punuar së bashku me kolegët tanë të BE-së në përpjekje për ta lehtësuar këtë. Mendojmë se është e rëndësishme që palët të bisedojnë për thelbin e propozimit të BE-së dhe jo të ndërmarrin masa vetëm për të përshkallëzuar apo potencialisht për të shkaktuar një krizë. Pra ka shumë gjëra për të biseduar. Kemi shumë punë për të bërë. Por, e shohim drejtimin përpara dhe do të bëjmë çfarë të mundemi për t’u siguruar që Kosova dhe Serbia të lëvizin në atë drejtim.