Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëVrasjet para Kryeministrisë në 21 Janar, PS: Kallëzim të ri në SPAK...

Vrasjet para Kryeministrisë në 21 Janar, PS: Kallëzim të ri në SPAK për audio përgjimin e publikuar

-

Partia Socialiste do të depozitojë sot në SPAK një tjetër kallëzim për vrasjet e 21 Janarit.

Deklaratën e bëri kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se ky hap vjen pas publikimit të një audio përgjimi të ri ditët e fundit.

Ka elementë të rinj për kallëzim në SPAK për 21 Janarin?

PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit, 4 dëshmorët janë 4 prej nesh. Në dritën e provave të reja, siç është audio përgjimi që është bërë publik, bazuar edhe në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është ende në prokurorinë e Tiranës, ne nxisim SPAK ta hetojë këtë çështje. Në orët në vijim do të jetë kallëzimi i PS-së.

Kur do nisë shqyrtimi në Kuvend i amnistisë fiskale?

Drafti i amnistisë nuk ka ardhur ende në Kuvend. Sapo të vijë do të informoheni, por ju e dini që ajo nuk kalon me procedurë të përshpejtuar.

Çfarë ka kërkuar BE për draftin e amnistisë fiskale?

Nga informacioni që kemi marrë nga ministrja, ka pasur një dialog konstruktiv me ekspertët e Delegacionit. Rekomandimet e BE-së do të merren në konsideratë nga ana jonë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts