Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëRama: Transformim rrënjësor për vijën bregdetare, më shumë cilësi dhe vende punë!

Rama: Transformim rrënjësor për vijën bregdetare, më shumë cilësi dhe vende punë!

-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarë në Durrës.

I ndalur tek projekti “Durrës Yacht & Marina”, ai tha se ky projekt do ta vendosë Durrësin në radhën e destinacioneve kryesore.

“Durrës Marina hyn si një konkurrent në një treg shumë të gjerë që do të ofrojë cilësi, por edhe shumë profile pune të mirë-paguara. Nuk do të ketë më asnjë arsye që dikush që do të punojë ta shohë të ardhmen jashtë vendit”, tha Rama, duke shtuar:” Ky investim vjen si vendosje e një baze themeli për Shqipërinë e të nesërmes. Modeli i ri i zhvillimit për nga aspekti i qëndrueshmërisë në raport me mjedisin që sjell ky investim. Pak është folur për të gjithë investimin e vijës bregdetare, dhe investimi do t’i japë një transformim rrënjësor”.

Më tej kryeministri u shpreh se nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts