Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëGjiknuri dhe Felaj në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së

Gjiknuri dhe Felaj në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së

-

Sekretari i Përgjithshëm, i PS Damian Gjiknuri, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit Ermonel Felaj po marrin pjesë në punimet e Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e cila zhvillon punimet e saj në Vjenë teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve nënvizon se ky agresion shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE.

“Në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e cila zhvillon punimet teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë, një ndërhyrje e cila shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE. Pjesëmarrja e delegacionit rus në takimin e sotëm ka ngjallur reagim të fortë të pjesës më të madhe të vendeve anëtare të asamblesë. Kjo luftë e padrejtë të cilës akoma nuk po i duket fundi ka vënë në pikëpyetje rendin dhe sigurinë globale duke i bërë sfidat e OSBE-së jetike, në kushtet kur parimet bazë të paqes dhe lirisë mbi të cilat ngrihet organizata janë shkelur brutalisht”, thekson Gjiknuri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts