Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëAmbasadori britanik: Të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve, procesi duhet të jetë i...

Ambasadori britanik: Të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve, procesi duhet të jetë i lirë

-

Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith ka dhënë mesazhe të forta sot në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit për mbrojtjen e integritetit zgjedhor dy muaj para zgjedhjeve vendore. Ambasadori britanik deklaroi se është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve dhe se procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës.

Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, deklaroi ambasadori britanik.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts