Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëPas propozimit të Ramës për kreun e SHISH, Yuri Kim publikon foton...

Pas propozimit të Ramës për kreun e SHISH, Yuri Kim publikon foton me presidentin Begaj: Nder të kaloj kohë me të

-

 

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka ndarë sot me ndjekësit në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me presidentin e Republikës Bajram Begaj, ndërsa bëjnë një shëtitje në Liqenin e Tiranës.

Në postimin në Twitter, ambasadorja Kim ka shkruar se është gjithmonë kënaqësi të kalojë kohë me kreun e shtetit shqiptar.

“Gjithmonë është një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por sidomos për të ecur dhe biseduar së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, shkroi ambasadorja Kim.

Postimi vjen vetë një ditë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e shtetit për të propozuar emrin e kreut të ri të SHISH.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts