Saturday, July 20, 2024
HomePolitikëUron Sulltan Novruzin, Veliaj: Do punojmë që edhe festa e Ashures të...

Uron Sulltan Novruzin, Veliaj: Do punojmë që edhe festa e Ashures të jetë festë zyrtare

-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi sot, nga selia e shenjtë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, të gjithë besimtarët bektashinj gëzuar festën e Sulltan Novruzit. Ai u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe u shpreh mirënjohës për kontributin e kreut të komunitetit bektashi në Shqipëri në bashkimin e shqiptarëve kudo që ndodhen.

“I jam shumë mirënjohës Baba Mondit për mënyrën se si e bashkon kombin tonë, si i shërben kombit tonë, dhe jo vetëm shqiptarëve këtu në Shqipëri – ai sapo është kthyer nga Tetova, nesër do të jetë në Gjakovë – të jemi vërtet shumë mirënjohës. Puna jonë bëhet më e lehtë, kur njerëzit janë shpirtërisht në paqe, kur njerëzit kanë gjetur vetveten dhe synojnë të bashkëpunojnë e jo të përçahen. Sot i jam shumë mirënjohës edhe komunitetit bektashi. Historia e Shqipërisë, duke filluar nga epoka e rilindësve, e të gjithë atyre që luftuan për ta bërë këtë vend të begatë, lidhet jashtëzakonisht shumë me patriotët bektashi. Për mua ka qenë një privilegj të njoh një komunitet të jashtëzakonshëm që, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, punon vetëm për mirë,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha se ka ardhur koha që edhe festa e Ashures të jetë një festë zyrtare. “Ne do të punojmë që edhe festa e Ashures të jetë një festë zyrtare. Ashtu si të gjitha besimet e tjera i kanë dy festat zyrtare, ka ardhur koha që edhe komuniteti bektashi të ketë festën e vet zyrtare. Kemi pasur edhe angazhimin e qeverisë, që këtë vit ta materializojmë. Vetëm duke i respektuar të gjithë, respektojmë bashkëjetesën tonë. Nëse arrijmë që secilit besim t’i japim vendin që meriton, respektin që meriton, atëherë kemi respektuar veten dhe kemi respektuar kombin modern që duam të ndërtojmë,” deklaroi Veliaj.

Baba Mondi kujtoi se në këtë ditë të shenjtë, që shënon dhe ekuinoksin pranveror, festohet ditëlindja e të madhit Imam Aliu, që simbolizon rigjalljen. “Sot do festojmë Sulltan Novruzin, këtë ditë të re, këtë ditë të bukur, këtë ditë të ekuinoksit pranveror, ku çdo gjë ngjallet, çelet, çdo gjë lulëzon. Ka lindur një ndër shenjtorët më të mëdhenj të njerëzimit dhe zëvendësi i Profetit Muhamed, Imam Aliu, i cili i tregoi botës se me dashuri, paqe dhe mirësi arrihet gjithçka. Vepra, dituria, udhëheqja e tij kanë qenë gjeniale dhe është një mësim edhe sot, për ne, që të gjithë të bashkuar t’i drejtohemi Zotit, t’i falemi e të kemi një mirësi mbarënjerëzore,” u shpreh ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts