Sunday, October 1, 2023
HomeAktualitet5 Maji, Rrumbullaku: Sakrificat e tyre na motivojnë që të mos harrojmë...

5 Maji, Rrumbullaku: Sakrificat e tyre na motivojnë që të mos harrojmë kurrë betimin para flamurit

-

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, përfaqësues të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, të Ministrisë së Brendshme, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve që asistojnë punën e Policisë së Shtetit, familjarë dhe të afërm të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës.

Gjatë ceremonisë, nënkryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Xhemal Qefalia, zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Marsida Rrustemaj, vajza e Dëshmorit të Policisë Çel Rrustemaj, mbajtën secili fjalën e rastit, në shenjë vlerësimi për aktin sublim të punonjësve të Policisë të rënë në krye dhe për shkak të detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se sakrificat e tyre na motivojnë që të mos harrojmë kurrë betimin para flamurit.

“Çdo 5 Maj, Policia e Shtetit dhe gjithë populli ynë përulen para veprës dhe sakrificës së kolegëve tanë që nuk janë më mes nesh. Sakrificat e tyre na kanë motivuar dhe na motivojnë që të mos harrojmë kurrë betimin para flamurit dhe të nderojmë uniformën që mbajmë veshur. Ky betim ka në themelet e tij edhe gjakun e 226 Dëshmorëve të Policisë. Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, sot, ju nuk jeni vetëm, asnjëherë nuk do të jeni vetëm, por pjesë e rëndësishme e familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit. Djem dhe vajza të Dëshmorëve të Policisë gjenden sot në radhët tona, për të vazhduar misionin e baballarëve të tyre. Të jeni të bindur që sakrifica e tyre nuk do të shkojë dëm. Për të gjithë ne, për mua personalisht, është detyrë, përgjegjësi dhe reflektim në punën tonë.
Puna e gjithsecilit prej nesh, mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin. Jeta dhe gjaku i tyre do të do jenë motivi ynë për të përmbushur misionin për të cilin ata u sakrifikuan. I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!”, tha Rrumbullaku.

 

 

Në fund të ceremonisë, të pranishmit vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,876FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts