Benet Beci kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës ka vijuar me takimet elektorale me banoret e rrethinave. Permes nje postimi ne rrjetin social ”Facebook” shkruan se tashme ska me kohe pas banoret jane lodhur me fjalet dhe premtime te cilat harrohen sapo mbaron fushata.
Postimi i plote
Në Rrethina, banorët kanë halle, por kanë edhe shpresë. Ata janë lodhur me fjalë, me premtime, me harresat sapo fushata mbaron. Duhet punë për të përmirësuar cilësinë e jetes së secilit prej tyre, duhet punë për secilin prej tyre për ekonomi më të mirë familjare. Duhet punë. S’ka më kohë! #shkodraepara #shkodrapozitive




